| Përse një konkurs fotografik? |
|
|
|
|
Integrimi Euro-Atlantik ka të bëjë me njerëzit: ai ka të bëjë me vendosjen e urave, partneriteteve dhe bashkëpunimit për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe siguri në Europë dhe më gjerë. Ai ka të bëjë me arritjen e mirëbesimit. Për rrjedhojë ai ka të bëjë me takimin dhe njohjen me njëri-tjetrin. Udhëtimet, eksplorimi i vendeve të reja, të mësuarit nga kulturat e ndryshme, të qënit sëbashku dhe krijimi i rrjeteve dhe lidhjeve atraktive dhe frymëzuese për aktivitete krijuese – të gjitha këto janë bërë “të shpejta e të furishme” dhe me një akses të lehtë për shumë veta.. Sidoqoftë, edhe sikur udhëtimet e shpejta të ishin të mundura, do të ishte e pamundur të vizitohej çdo vend që ne do të dëshironim të SHIHNIM ( SEE ). TE SHIKUARIT është çështja kryesore: le të eksplorojmë Europën Juglindore ( SEE ), le ta shikojmë atë me sytë tuaj.
Si?Konkursi Fotografik i NATO-s i lidh njerëzit përmes platformave të ndryshme për t’u takuar, diskutuar dhe – mbi të gjitha – për të admiruar veprat artistike të njëri-tjetrit. Rregullat janë të thjeshta: merrni aparatin fotografik dhe përpiquni të rrokni atmosferën në qytetin, lokalitetin apo fshatin tuaj: panorama, portrete, situata komike, veprime apo kontraste – ajo që ka rëndësi është këndvështrimi juaj.E përfunduat? Klikoni këtu për ta dërguar tek ne! Çfarë jemi duke kërkuar? Hidhini një sy ca fotove! Çdo foto duhet të përmbushë këto kërkesa:- Një foto dixhitale e bërë në vitin 2009 në Europën Juglindore. Fotografia duhet të ketë në fokus sa përzgjedhjen dhe montimin e pamjes, aq edhe shkëmbimin e lumtur: ju duhet të përzgjidhni foton tuaj të preferuar – atë dhe vetëm një ! Fotoja duhet të dorëzohet me anë të formularit përkatës për fotografitë ose me formatin jpg, ose me formatin tiff. Rezolucioni i sugjeruar : 4 megapixel ose më shumë.
Kush?A jeni i moshës nga 18 deri 27 vjeç dhe banoni në Europën Juglindore? Kjo është për ju ! Hidhini një sy afateve dhe kushteve të detajuara.
Kur?Afati përfundimtar i dorëzimit të aplikimeve është 20 dhjetor 2009, ora 12.00 sipas orës së Brukselit. Aplikimet e vonuara nuk mund të pranohen. Një juri do të bëjë seleksionimin e fotografive. Rezultatet përfundimtare do të shpallen në adresën enato.org dhe të gjithë fituesit do të kontaktohen përmes e-mail. Përgjatë konkurimit fotot do të shfaqen në enato.org. Sa i përket vitit 2010, fotot do të shëtisin në rajon si një ekspozitë. Informacione të rregullta lidhur me kohën dhe vendin do të jenë të pranishme në këtë faqe.
Çfarë mund të fitohet aty? Na vizitoni në Bruksel (faqja zyrtare). Në korrikun e vitit 2010, 25 më të mirët do të ftohen në një udhëtim të sponsorizuar plotësisht për të zbuluar “kryeqytetin” e Europës, për t’u njohur me Selinë e NATO-s dhe për t’u takuar me mjaft studentë entuziastë dhe krijues si dhe me profesionistë të rinj. Dhe pa dyshim, për të na treguar fotot tuaja në një ekspozitë shëtitëse dhe përmes internetit. Website directory: Schwimmbecken |



