Rregulla dhe kushte PDF Print E-mail

Rregulla dhe kushte të përgjithshme:

    Pronësia mbi të drejtën e autorit: me dorëzimin e fotos garuesit garantojnë se ata janë krijuesit, dizenjuesit dhe pronarët e vetëm të veprës artisitike, duke përfshirë të tërë komponentët audio-vizualë, si dhe garantojnë që vepra artisitke nuk përmban informacione të konsideruara si konfidenciale nga cilado pale e tretë.

    Punonjësit (ose anëtarët e familjeve të të punësuarve) në NATO apo Agjensitë e saj si dhe të Delegacioneve nga vendet anëtarët apo partnere me NATO-n nuk mund të marrin pjesë në konkurs. NATO ruan të drejtën për të mos e dhënë çmimin (dhe për të përzgjedhur një fitues alternative) nëse NATO ka informacion apo baza të besueshme për papërshtatshmërinë e fituesit.

    Pasi çdo foto të jetë shoshitur lidhur me përputhshmërinë e saj me rregullat, ajo do të gjykohet nga një panel i pavarur vlerësuesish të përzgjedhur nga Selia e NATO-s. Vendimet e tyre janë përfundimtare dhe të formës së prerë. NATO nuk do të komunikojë me garues individualë në asnjë mënyrë lidhur me vendimet e marra nga juria apo me aspekte të tjera të konkurimit, përveçse për të bërë të njohur fituesit. Fotot do të gjykohen duke u bazuar në origjinalitetin, efektivitetin për të përmbushur objektivin e komunikimit dhe aftësitë e garuesit.

    Garuesit pranojnë dhe bien dakord që fotot mund të përdoren në mënyrë të pakufizuar dhe ekskluzivisht nga NATO pa shpenzime ose kompensime për qëllimet e përcaktuara në Thirrjen për Aplikimet dhe Rregullat dhe Kushtet e Përgjithshme.

    Fotot që kanë përmbajtje të natyrës pornografike apo elementë të qartë seksualë do të skualifikohen në bazë të gjykimit dhe vendimit të vetëm të organizatorëve.

    Çdo foto që nuk përputhet me rregullat do të skualifikohet. Formularët për Fotografitë që do të jenë të ndryshuara, të dëmtuara, të shtrembëruara, të pakuptueshme ose të paplota do të konsiderohen të papërshtatshme dhe do të sjellin skualifikimin e fotos.

    NATO nuk mund të jetë përgjegjëse për vonesën, humbjen, adresimin e pasaktë apo përpjekjet e pasuksesshme për të njoftuar fituesit. Nëse një garues i përzgjedhur nuk mund të kontaktohet, është i papërshtatshëm ose nuk arrin të plotësojë ndonjë nga rregullat dhe kushtet e përcaktuara, çmimi mund të konfiskohet dhe të përzgjidhet një konkurues alternative. Fituesve do t’u kërkohet të firmosin dhe të kthejnë një deklaratë mbi çlirimin e NATO-s nga përgjegjësia, për përshtatshmërinë e tyre, miratimin mbi të drejtën e NATO-s për publicitet si një kusht për marrjen e çmimit.

    NATO nuk do të kthejë asnjë nga fotot

    NATO nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdo dëmtim që ka të bëjë me organizimin e konkursit në fjalë, përfshirë edhe fotot që do t’i adresohen NATO-s. NATO nuk do të marrë asnjë përgjegjësi e çfarëdo natyre qoftë për ose në emër të konkuruesve. Konkuruesit e garës në fjalë do të mbrojnë dhe ruajnë të pacënuar NATO-n, vendet e saj anëtare dhe partnere dhe stafin e tyre kundrejt çdo pretendimi ose veprimi të cilësdo natyre të ndërmarrë nga një palë e tretë, që ka të bëjë me pjesëmarrjen e konkuruesve në garën në fjalë.

    NATO ruan të drejtën, pa ofruar ndonjë të drejtë dëmshpërblimi apo kompensimi, të anullojë, pezullojë ose modifikojë në çfarëdolloj forme konkursin në fjalë